Operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën e Milotit është drejt përfundimit, pas një ndërhyrjeje të gjerë nga ajri dhe toka.
Në terren janë angazhuar pesë mjete zjarrfikëse, forca të ushtrisë dhe strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Kurbin.
Operacioni ka vijuar intensivisht, ndërsa ndërhyrja nga ajri ka ndihmuar në neutralizimin e vatrave të zjarrit dhe frenimin e përhapjes së flakëve. Situata paraqitej e rrezikshme për shkak të përmasave të zjarrit dhe afërsisë me zonat e banuara, por falë ndërhyrjes në kohë, flakët nuk kanë prekur asnjë banesë.
Aktualisht, ekipet në terren vijojnë punën për shuarjen e vatrave të vogla që kanë mbetur aktive në zonën e Milotit, me qëllim shmangien e çdo mundësie për riaktivizimin e zjarrit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Milotzjarr

