Vijon ndërhyrja për shuarjen e zjarrit në Manati të Lezhës, i cili nisi mbrëmjen e djeshme. Flakët kanë kaluar nga zona fushore drejt malit pranë, duke e vështirësuar ndërhyrjen nga toka.
Gjatë ditës së sotme, në operacionin për shuarjen e zjarrit është angazhuar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, ndërsa në terren ndodhen forca zjarrfikëse që po punojnë për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.
Sipas informacioneve paraprake, nuk ka rrezik për banesat në zonën e përfshirë nga flakët. Përpjekjet për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e vatrave vijojnë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

