Lajme Zone
Zjarri në Malin e Tërbunit në Pukë/ Nis ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë, të angazhuar edhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Malin e Tërbunit në Pukë/ Nis ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë, të angazhuar edhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura

Zjarri në Fushë-Lajë, në pyjet e Malit të Tërbunit, në Bashkinë Pukë, vijon të jetë nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse.

Zjarri në Fushë-Lajë, në pyjet e Malit të Tërbunit, në Bashkinë Pukë, vijon të jetë nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse. Sipas Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër, situata po monitorohet në kohë reale nga drejtuesi teknik i operacionit dhe strukturat e angazhuara në terren, nën koordinimin e Prefekturës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC).

Në terren prej disa ditësh janë angazhuar strukturat e MZSH Pukë dhe shërbimi pyjor. Në mbështetje të operacionit janë përfshirë gjithashtu punonjës të shërbimeve vendore, banorë dhe vullnetarë të zonës, si dhe efektivë të MZSH Fushë-Arrëz.

Për shkak të terrenit të thyer malor, temperaturave të larta, erës dhe përkeqësimit të situatës gjatë dy ditëve të fundit, në operacion janë angazhuar edhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë, nën koordinimin e Prefekturës së Qarkut Shkodër dhe AKMC-së.

Situata vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa strukturat përgjegjëse po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit, duke angazhuar të gjitha kapacitetet operacionale në dispozicion. Top Channel