Lajme Zone
Zjarri në Krujë, Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik! Vetëm një magazinë e shkrumbuar, asnjë banor i lënduar
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Krujë, Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik! Vetëm një magazinë e shkrumbuar, asnjë banor i lënduar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e zjarrit në Krujë, duke thënë se beteja me flakët ka përfunduar pa të lënduar dhe me vetëm një magazinë të shkrumbuar.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e zjarrit në Krujë, duke thënë se beteja me flakët ka përfunduar pa të lënduar dhe me vetëm një magazinë të shkrumbuar. Rama vlerësoi ndërhyrjen e zjarrfikësve, ushtrisë dhe policisë, të cilët, sipas tij, në kushtet e erës së fortë dhe pamundësisë për të ndërhyrë nga ajri gjatë natës, shmangën një bilanc që mund të ishte tragjik. Postimi i plotë LEXO edhe...Zjarri rrethoi Krujën, përmirësohet situata! Vetëm 2 vatra aktive, punohet me 2 helikopterë! Banorët ende s’janë kthyer në banesa Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës, ku në praninë e erës dhe në pamundësinë e natës për të përdorur mjete zjarrshuajtëse nga ajri, trupat tona zjarrfikëse, ushtarake e policore u përballën me heroizëm e me aftësi të spikatur profesionale, duke shmangur një bilanc që mund të kishte qenë tragjik siç fatkeqësisht po ndodh në vende të tjera të Europës në këtë verë përvëluese. Respekt dhe mirënjohje për heronjtë tanë të vijës së zjarreve të këtij gushti sfidues, ku mbrëmë banorët e Krujës panë se nuk ishin vetën në orët e tyre tejet të vështira, siç dëshmon edhe ky mesazh ndër disa që më dërguan mbrëmë në orët e natës: “Zoti Kryeministër! Ju lutem zjarri po merr përmasa te mëdha ne Kruje! Po punojnë si heronj Zoti ia shpërbleftë ...por era po e perhap me shume shpejtesi .ne eshte e mundur per perforcime te tjera ..shteti eshte ne kembe i teri”. Lajm në përditësim.... SI.E./ReportTv.al krujë zjarret 2026 edi rama Komento Komente Dani: 09/08/2026 09:07 Ramaaa jepeeee doreheqjen nje shkak me teper per ikjen e ketij tradhtari Përgjigju Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.2% Jo 61.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 3950 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?