Lajme Zone
“Zjarri në Krujë përfundoi pa asnjë banor të dëmtuar”, Rama: Ushtria dhe Policia vepruan me heroizëm dhe profesionalizëm
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

“Zjarri në Krujë përfundoi pa asnjë banor të dëmtuar”, Rama: Ushtria dhe Policia vepruan me heroizëm dhe profesionalizëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas situatës së rëndë të krijuar nga zjarri në malin e Krujës, duke bërë me dije se beteja me flakët është mbyllur pa viktima dhe pa dëme te banorët.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas situatës së rëndë të krijuar nga zjarri në malin e Krujës, duke bërë me dije se beteja me flakët është mbyllur pa viktima dhe pa dëme te banorët.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama deklaroi se zjarri përfi me vetëm një magazinë të shkrumbuar, ndërsa asnjë banor nuk është dëmtuar.

Kryeministri vlerësoi punën e forcave zjarrfikëse, ushtarake dhe policore, të cilat u përballën me flakët gjatë natës, në kushte të vështira për shkak të erës dhe pamundësisë për të përdorur mjetet ajrore për shuarjen e zjarrit. Ai theksoi se forcat në terren u përballën me situatën me profesionalizëm, duke shmangur një bilanc që, sipas tij, mund të kishte qenë tragjik.

Rama shprehu mirënjohje për efektivët dhe punonjësit e angazhuar në operacion, duke i cilësuar si “heronjtë tanë të vijës së zjarreve” gjatë këtij gushti të vështirë.

Sipas Ramës, ndërhyrja e koordinuar e strukturave shtetërore bëri të mundur mbrojtjen e banorëve dhe shmangien e një tragjedie në Krujë. Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës, ku në praninë e erës dhe në pamundësinë e natës për të përdorur mjete zjarrshuajtëse nga ajri, trupat tona zjarrfikëse, ushtarake e policore u… pic.twitter.com/XxuEsI1mFV

— Edi Rama (@ediramaal) August 9, 2026 Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet