Gjatë natës, si rezultat i përhapjes së madhe të flakëve në lagjen “Abaze” të Krujës, është bërë evakuimi i banorëve.
Disa forca zjarrfikëse, ato të ushtrisë, kanë operuar në zonë me qëllim mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit.
Mëngjesin e së enjtes, një helikopter nis operacionin nga ajri, duke mundësuar izolimin e vatrave të zjarrit. Yllka Sheta, nënkryetari i Bashkisë Krujë, tregon për një koordinim të operacioneve me grupet zjarrfikëse, ato të policisë, që ndihmuan banorët për evakuim.
Në zonat e tjera, si në “Bojë” dhe “Halilaj”, situata është nën kontroll.
Në lagjen “Abaze” janë të përqendruara të gjitha forcat për neutralizimin e zjarreve./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet krujezjarr

