Pas situatës së vështirë të krijuar nga zjarri në Vlorë, kryetarja e Bashkisë, Bruna Mersini së bashku me ekipin e bashkisë, drejtuesin e operatorëve turistikë Vasil Bedini dhe përfaqësuesesit e biznesit zhvilloi një takim për të diskutuar masat dhe reagimin ndaj situatave të tilla.Në një reagim të saj, kryetarja e bashkisë thekson se prioritet mbetet shëndeti dhe siguria e qytetarëve dhe pushuesve të prekur nga zjarri. Ajo shprehet se është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët dhe qendrat spitalore ku të dëmtuarit po marrin kujdesin mjekësor.“Si mjeke, si nënë e pastaj me të gjitha përgjegjësitë e kryetarit të bashkisë, jam në kontakt të vazhdueshëm me familjarët dhe qendrat spitalore”, shprehet ajo, duke uruar shërim të plotë për të gjithë të prekurit.Kryetarja e Bashkisë Vlorë nënvizon gjithashtu rëndësinë e reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit mes institucioneve, bizneseve dhe komunitetit për përballimin e situatave emergjente.“Kur përballemi me to, duhet të jemi pranë njerëzve dhe të reagojmë menjëherë, të gjithë bashkë”, thekson ajo.

