Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në fshatrat e Finiqit, Prefektja e Vlorës për Report Tv: Situata është nën kontroll! Nënkryetari i bashkisë: Flakët ishin intensive, por u izoluan falë ndërhyrjes në kohë


Për prefekten e qarkut Vlorë, Evis Allushi dhe nënkryetarin e Bashkisë së Finiqit, Jani Harizi, ishte ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse dhe atyre të ushtrisë që parandaloi përhapjen e mëtejshme të zjarrit në fshatrat Kostar dhe Mesopotam të Finiqit.

Fshatrat Kostar dhe Mesopotam të bashkisë së Finiqit u përfshinë ditën e sotme nga flakët, duke rrezikuar seriozisht edhe disa banesa. Lidhur me situatën në këto zona, ku po vijon operacioni për shuarjen e flakëve me mjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë, nënkryetari i Bashkisë së Finiqit, Jani Harizi, prefektja e qarkut Vlorë, Evis Allushi dhe një Komandant i Forcave të Armatosura kanë dhënë detajë në një lidhje live për Report Tv. Harizi tha për Report Tv se situata aktualisht është nën kontroll dhe rreziku për banesat dhe jetët e njerëzve është shmangur. LEXO EDHE:Zjarret në fshatrat e Finiqit e Delvinës, ministri Nufi: Pilotët e Forcave të Armatosura bënë një punë të jashtëzakonshme për vënien nën kontroll të situatës (VIDEO) Ai tregoi gjithashtu se fillimi i zjarrit ka qenë shumë intensive, por djegia e banesave u parandalua falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse dhe Forcave të Armatosura me helikopterë. “Gjendja është nën kontroll. Fillimi i zjarrit ka qenë shumë intensiv dhe angazhimi i zjarrfikëses së Finiqit, Sarandës dhe Konispolit ka qenë i menjëhershëm. Edhe ndërhyrja e ushtrisë me 3 helikopterë”, tha mes të tjerash nënkryetari i Bashkisë së Finiqit, Jani Harizi. Edhe prefektja e qarkut Vlorë, Evis Allushi, tha se situata momentalisht është normalizuar, falë koordinimit dhe reagimit në kohë të forcave zjarrfikëse dhe Forcave të Armatosura. Ajo theksoi se zjarri që ra sot në fshatrat e bashkive të Finiqit e Delvinës, krijoi një situatë shqetësuese dhe aspak të lehtë. “Ditën e sotme kemi pasur një situatë aspak të lehtë në bashkitë Delvinë dhe Finiq. Ishte një situatë që na shqetësoi të gjithëve. Kemi pasur një mobilizim të jashtëzakonshëm të bashkisë Finiq. Jemi në një menaxhim të mirë të situatës dhe mund të themi situata është e qetë. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi qenë në koordinim të vazhdueshëm me bashkitë, për të sensibilizuar banorët. Banorët po kthehen në banesat e tyre. Masat kundër zjarreve nga ana e Prefekturës së Vlorës kanë filluar që në muajt shkurt, mars, në të gjitha bashkitë e qarkut të Vlorës. Nuk do përsëritet më situata e zjarreve të vitit të kaluar”, tha prefektja e qarkut Vlorë. Vënien nën kontroll të situatës e konfirmoi edhe një Komandant i Forcave të Armatosura, i cili tha për Report Tv se kjo u arrit falë koordinimit shumë të mirë të ushtrisë me forcat zjarrfikëse. “Duke u koordinuar me zjarrfikësit, kemi bërë një koordinim shumë të mirë të forcave të armatosura dhe zjarrfikësve. Kemi izoluar zjarrin dhe mendojmë se e kemi situatën nën kontroll”, tha një Komandant i Forcave të Armatosura, që ndodhej në zonë. R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: Jani harizi Evis Allushi Vlore Mesopotam kostar zjarret 2026 finiq Komente Komento Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16.3% 61 bashki (si sot) 27.3% Vota total: 4666 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?