Lajme Zone
Zjarri në Dukat dhe malin e Çikës vihet nën kontroll
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Dukat dhe malin e Çikës vihet nën kontroll

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu prej më shumë se dy ditësh zonën e Dukatit dhe malin e Çikës është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu prej më shumë se dy ditësh zonën e Dukatit dhe malin e Çikës është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.

Pavarësisht neutralizimit të flakëve, ekipet zjarrfikëse vijojnë punën në terren për të shmangur çdo mundësi rindezjeje. Ndërhyrja po zhvillohet në një terren të vështirë malor, ku zjarrfikësit po kontrollojnë trungjet dhe drurët e mbetur të djegur.

Era mbetet një prej rreziqeve kryesore për riaktivizimin e vatrave të zjarrit, ndaj ekipet po monitorojnë vazhdimisht zonën dhe po ndërhyjnë në çdo pikë ku mund të ketë ende nxehtësi. Flakët dogjën një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe pisha, ndërsa operacioni në terren do të vijojë deri në eliminimin e plotë të çdo rreziku për rindezjen e zjarrit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet