Lajme Zone
Zjarri në Dajt merr “rrugët”: Flakët i afrohen Surrelit
Të tjeraJOQ Albania

Zjarri në Dajt merr “rrugët”: Flakët i afrohen Surrelit

Një situatë tepër kritike po zhvillohet në periferi të kryeqytetit. Zjarri masiv që po digjet në masivin e malit të Dajtit prej më shumë se 10 ditësh ka marrë përmasa frikësuese këtë të mërkurë.

Një situatë tepër kritike po zhvillohet në periferi të kryeqytetit. Zjarri masiv që po digjet në masivin e malit të Dajtit prej më shumë se 10 ditësh ka marrë përmasa frikësuese këtë të mërkurë.

Vatra që nisi ditë më parë në zonën e Priskës po përparon me shpejtësi dhe flakët tashmë i janë afruar zonës së Surrelit.

Për përballimin e situatës komplekse, shtabi i emergjencave ka mobiluar burime të konsiderueshme njerëzore dhe logjistike: Në drejtim të Surrelit: Ministria e Mbrojtjes bën me dije se janë angazhuar 22 forca nga Shërbimi Zjarrfikës dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura (ADZM), të cilat po mbështeten nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore për shuarjen e flakëve nga ajri. Në Priskë të Madhe: Po operojnë 15 efektivë të mbështetur nga 4 automjete zjarrfikëse, si dhe ndihmë paralele nga 2 helikopterë. Zyrtarisht, autoritetet raportojnë se pavarësisht përmasave të vatrës, për momentin nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për zonat e banuara.

Megjithatë, në territor vërehet një prani e shtuar e forcave të Policisë së Shtetit. Kjo prani ushtarake e policore lidhet edhe me faktin se në zonën e Surrelit ndodhet rezidenca e kreut të qeverisë. Operacioni për izolimin e plotë të vatrës vazhdon me intensitet të lartë ndërsa forcat po garojnë me kohën dhe kushtet e vështira terrenit.