Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri masiv vijon prej ditësh në Mallakastër, flakët përhapen edhe drejt Patosit dhe Roskovecit! Ndërhyrje nga toka dhe ajri, era e fortë vështirëson punën


Forcat zjarrfikëse të Patosit, Mallakastrës dhe Roskovecit vijojnë punën për izolimin e vatrave. Situata mbetet dinamike edhe në masivin e Lofkëndit, ku po operon avioni për shuarjen e flakëve.

Vijon prej ditësh zjarri masiv në pyjet e Mallakastrës, ndërsa flakët janë përhapur edhe në territorin e bashkive Patos dhe Roskovec. Forcat zjarrfikëse të tre bashkive janë angazhuar në terren për shuarjen e zjarrit. Në krahun e Drenijes, flakët kanë avancuar edhe më tej, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit dhe ka vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve. LEXO edhe...Report Tv në Krujë/ Banorët rrëfejnë ‘natën e ferrit’: Flakët deri në çati, menduam se do gjenim vetëm hi Puna po vijon nga toka dhe nga ajri, me forcat zjarrfikëse që po përpiqen të izolojnë vatrat dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të flakëve. Situata mbetet dinamike edhe në masivin e Lofkëndit, ku po operon edhe avioni për shuarjen e flakëve. Era pritet të jetë një faktor vendimtar gjatë orëve në vijim. U.D/E.H/ReportTv.al Fier drenije Roskovec Patos mallakaster zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.1% Jo 61.2% Nuk e di 4.6% Vota total: 4307 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?