Lajme Zone
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri i përmasave të mëdha mes fshatrave “Andon Poçi” dhe Hundëkuq/ 7 orë luftë me flakët, fiken plotësisht vatrat


Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu gjatë natës një sipërfaqe me pyje dhe shkurre mes fshatrave “Andon Poçi” dhe Hundëkuq në Gjirokastër, duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. Alarmi u dha në orën 22:38 nga një qytetar, ndërsa në terren u nisën fillimisht dy grupe zjarrfikëse. Me mbërritjen në zonë, u konstatua se zjarri ishte përhapur në tre vatra aktive, në dy kodra të ndryshme, duke e bërë situatën veçanërisht të vështirë.

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu gjatë natës një sipërfaqe me pyje dhe shkurre mes fshatrave “Andon Poçi” dhe Hundëkuq në Gjirokastër, duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. Alarmi u dha në orën 22:38 nga një qytetar, ndërsa në terren u nisën fillimisht dy grupe zjarrfikëse. Me mbërritjen në zonë, u konstatua se zjarri ishte përhapur në tre vatra aktive, në dy kodra të ndryshme, duke e bërë situatën veçanërisht të vështirë. Terreni malor dhe i thyer, i mbuluar me shkurre dhe bimësi të dendur, e bëri të pamundur ndërhyrjen me automjete zjarrfikëse. Për përballimin e situatës u angazhua i gjithë efektivi i MZSH-së Gjirokastër, ndërsa puna u përqendrua në frenimin e avancimit të flakëve drejt fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq. Përballja me zjarrin zgjati rreth shtatë orë. Pas ndërhyrjes gjatë gjithë natës, vatrat u shuan plotësisht rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Nga të dhënat e deritanishme nuk raportohen dëme në banesa apo persona të lënduar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb