Lajme Zone
Zjarri doli jashtë kontrollit/ Mbrojtja: Angazhohen dy avionë në Lurë, Qafë Helmës dhe Fushë-Bulqizë-Selishtë
Të tjeraBalkanWeb

Zjarri doli jashtë kontrollit/ Mbrojtja: Angazhohen dy avionë në Lurë, Qafë Helmës dhe Fushë-Bulqizë-Selishtë

Vatrat e zjarrit në Qarkun e Dibrës kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore ku në Parkun Kombëtar të Lurës dhe në zonën e Qafës së Helmësit, në Fushë-Bulqizë–Selishtë flakët po përhapen me shpejtësi.

Vatrat e zjarrit në Qarkun e Dibrës kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore ku në Parkun Kombëtar të Lurës dhe në zonën e Qafës së Helmësit, në Fushë-Bulqizë–Selishtë flakët po përhapen me shpejtësi. Ndërhyrja nga toka u vështirësua edhe si shkak i terrenit. Pas disa orësh përballje me flakët, në terren janë angazhuar dy avionë.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes deklarohet se dy avionë “Air Tractor” janë angazhuar nga ajri për të mbështetur operacionet e shuarjes së zjarreve. Ndërhyrja nga ajri po kryhet në koordinim me forcat në terren, të cilat vijojnë punën për izolimin e vatrave aktive dhe parandalimin e përhapjes së flakëve. Operacionet tokësore dhe ajrore vijojnë pa ndërprerje, me synim kufizimin e përhapjes së zjarrit dhe vendosjen e vatrave nën kontroll. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb