Lajme Zone
Zjarri doli jashtë kontrollit dhe dogji magazinën, arrestohet 38-vjeçari në Durrës
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri doli jashtë kontrollit dhe dogji magazinën, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Një 38-vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka ndezur një zjarr për djegien e barishteve, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë përfshirë një magazinë.

Një 38-vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka ndezur një zjarr për djegien e barishteve, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë përfshirë një magazinë. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në Durrës. Sipas policisë, nga veprimet hetimore ka rezultuar se 38-vjeçari, në lagjen nr. 14 të qytetit të Durrësit, kishte ndezur zjarr për djegien e disa barishteve pranë magazinës së një subjekti privat. Si pasojë e përhapjes së flakëve jashtë kontrollit, zjarri ka përfshirë magazinën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Zjarr i madh në Durrës në zonën e Shkozetit, 5 zjarrëfikëse në vendgjarje! Dyshohet se një pjesë e qytetit është pa drita