Lajme Zone
“Zjarri djeg pyjet në Mirditë, flakët afrohen pranë banesave”, Gjekmarkaj: Papërgjegjshmëri nga shteti!  Duhen forca shtesë në terren
KulturëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“Zjarri djeg pyjet në Mirditë, flakët afrohen pranë banesave”, Gjekmarkaj: Papërgjegjshmëri nga shteti! Duhen forca shtesë në terren

Zjarret kanë përfshirë vendin. Agron Gjekmarkaj ka reaguar për situatën në Mirditë ndërsa thekson se janë djegur hektarë pyjesh, ndërsa flakët po u afrohen banesave.

Zjarret kanë përfshirë vendin. Agron Gjekmarkaj ka reaguar për situatën në Mirditë ndërsa thekson se janë djegur hektarë pyjesh, ndërsa flakët po u afrohen banesave. Gjithashtu ai thekson se në këtë situatë kritike, organet shtetërore duhet të shtojnë urgjentisht forcat në terren dhe të marrin çdo masë për mbrojtjen e banesave, njerëzve dhe pasurisë së tyre në Mirditë e kudo ku ka zjarre. REAGIMI I PLOTË- Zjarret që kanë përfshirë vendin gjatë këtyre ditëve po sjellin pasoja të rënda për pyjet, faunën dhe jetën e qytetarëve. Hektarë të tëra pyjesh po digjen aktualisht në Mirditë, ndërsa flakët po afrohen rrezikshëm pranë banesave. Dorëzimi i shtetit përballë kësaj situate, pa masa të mjaftueshme dhe pa një reagim të shpejtë e të koordinuar, është shenjë e qartë neglizhence dhe papërgjegjshmërie. I bëj thirrje organeve shtetërore të shtojnë urgjentisht forcat në terren dhe të marrin çdo masë për mbrojtjen e banesave, njerëzve dhe pasurisë së tyre në Mirditë e kudo ku ka zjarre. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: agron gjekmarkaj zjarre