Lajme Zone
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret/ Shmanget rreziku ndaj banesave në Çikallesh të Kavajës, ndërhyhet me avion! Vatër e re në Klos, digjen 180 ha pyje në Mallakastër (VIDEO)


Në Riban, Ngraçan dhe Panahor të Mallakastrës vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë. Gjatë 24 orëve në të gjithë vendin u raportuan 30 vatra zjarri, vetëm 8 prej tyre aktive.

9 vatra zjarri janë aktive në Dibër, Tiranë, Kavajë, Mallakastër, Elbasan dhe Berat. Ndërhyrja për shuarjen e tyre po vijon nga toka dhe ajri. Në Cikallesh të Kavajës, zjarri ka rënë në terren të vështirë. Janë angazhuar forcat zjarrfikese dhe avioni “Air Tractor” pasi flaket i janë afruar banesave. Në fshatin Plan i Bardh në Klos ka rënë një zjarr që rrezikon dy banesa. Temperaturat e larta dhe era pamundësojnë ndërhyrjen, ndaj është kërkuar ndihmë nga ajri. Sakaq vijon operacioni për shuarjen e flakëve në malin e Dajtit, me helikopter dhe forcat zjarrfikëse nga toka. LEXO EDHE:Vatër e re zjarri në Klos, rrezikohen dy banesa! Temperaturat e larta dhe era vështirësojnë shuarjen, kërkohet ndërhyrje nga ajri (VIDEO) Në Mallakastër, janë djegur 180 hektarë pyje, ndërsa operacioni vijon në zonën Riban–Ngraçan–Panahor. Ndërkohë, në Kostren të Beratit vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me 20 forca ne terren. Në Elbasan, vatrat e zjarrit në Shqiponjë, malin e Dardhës dhe Mjekës janë nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuara ne mbare vendin 502 forca operacionale, 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 18:44 Vatër e re zjarri në Klos, rrezikohen dy banesa! Temperaturat e larta dhe era vështirësojnë shuarjen, kërkohet ndërhyrje nga ajri (VIDEO) Një zjarr i përmasave të mëdha është shfaqur pasditen e sotme në fshatin Plan i Bardh të bashkisë Klos ku për pasojë rrezikohen dy banesa. Një ditë më parë, flakët përfshinë dy shtëpi të pabanuara.Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset si dhe forcat e ushtrisë, por flakët po favorizohen nga temperaturat e larta dhe era duke e bërë të pamundur ndërhyrjen, ndaj kërkohet ndërhyrje nga ajri.Policia ka nisur hetimet për identifikimin e shkakut të zjarrit. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 14:46 Vatër zjarri në pyjet e Fushë-Arrëzit, flakët përfshinë një sipërfaqe me drurë pishe pranë fshatit Tuç duke rrezikuar edhe banesat! (VIDEO) Një tjetër vatër zjarri u regjistrua mesditën e kësaj të premteje në pyjet e Fushë-Arrëzit.Flakët përfshinë një sipërfaqe me drurë pishe pranë fshatit Tuç, duke rrezikuar të përhapeshin drejt zonave të banuara.Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit Zjarrfikës të Fushë-Arrëzit, zjarri u vu nën kontroll, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe shërbimi pyjor vijuan punën deri në shuarjen e plotë të vatrës.Kjo është vatra e tretë e zjarrit e regjistruar këtë sezon në pyjet e Fushë-Arrëzit dhe dyshohet se edhe kjo është e qëllimshme.E njohur si kryeqendra e pyjeve në vend për shkak të sipërfaqes së madhe pyjore, Fushë-Arrëzi ka pësuar dëme të konsiderueshme nga zjarret ndër vite, ndërsa vetëm gjatë vitit të kaluar u dogjën mbi 100 hektarë pyje. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 13:25 Vijon beteja me flakët, 8 vatra zjarri aktive në vend, rrezikohen banesat në Çikallesh të Kavajës, 600 efektivë, 3 helikopterë dhe avioni 'Air Tractor' në aksion 8 vatra zjarri janë aktive në Tiranë, Kavajë, Mallakastër, Elbasan dhe Berat. Ndërhyrja për shuarjen e tyre po vijon nga toka dhe ajri.Në Cikallesh të Kavajës, zjarri ka rënë në terren të vështirë. Janë angazhuar forcat zjarrfikësese dhe ka ndërhyrë avioni “Air Tractor” pasi rrezikoheshin banesat.Sakaq vijon operacioni për shuarjen e flakëve ne malin e Dajtit, me helikopter dhe forcat zjarrfikëse nga toka.Në Mallakastër, janë djegur 180 hektarë pyje, ndërsa operacioni vijon në zonën Riban–Ngraçan–Panahor.Ndërkohë, në Kostren të Beratit vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me 20 forca ne terren.Në Elbasan, vatrat e zjarrit në Shqiponjë, malin e Dardhës dhe Mjekës janë nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik.Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuara ne mbare vendin 502 forca operacionale, 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 09:26 Zjarret/ Mbrojtja bën bilancin: 30 vatra zjarri në 24 orët e fundit, vetëm 8 prej tyre aktive Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.Në Dajt vijon puna për shuarjen e zjarrit. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Priskë dhe Çakallesh gjithashtu vijojnë operacionet, pa rrezik për komunitetin.Në Riban, Ngraçan dhe Panahor, bashkia Mallakastër, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe Mjekësit. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, ndërsa vatra në malin e Dardhës është izoluar. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.Në Kostren 2, bashkia Berat, vijon puna për shuarjen e vatrës së riaktivizuar, me angazhimin e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse. SI.E./Shqiptarja.com Share R.Xh/P.J/Shqiptarja.com TAG: Fier zjarret 2026 mallakaster Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.7% Jo 60.3% Nuk e di 5% Vota total: 2670 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?