Lajme Zone
Zjarret përfshijnë vendin, Ministria e Mbrojtjes: 28 vatra në 24 orë, evakuohen 4 familje në Mallakastër
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret përfshijnë vendin, Ministria e Mbrojtjes: 28 vatra në 24 orë, evakuohen 4 familje në Mallakastër

Në operacionet për shuarjen dhe izolimin e flakëve janë angazhuar 64 automjete zjarrfikëse, 631 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, tre helikopterë dhe një avion "Air Tractor" i Forcës Ajrore.

Zjarret përfshijnë vendin Mbi 700 forca dhe mjete ajrore të angazhuara në operacionet për shuarjen e flakëve, situata më problematike vijon në Mallakastër. Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancin e situatës së zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, duke njoftuar se janë evidentuar 28 vatra zjarri, ndërsa pesë prej tyre vazhdojnë të jenë aktive.

Në operacionet për shuarjen dhe izolimin e flakëve janë angazhuar 64 automjete zjarrfikëse, 631 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, tre helikopterë dhe një avion "Air Tractor" i Forcës Ajrore.

Operacionet vijojnë në Dajt

Në zonën e Dajtit vazhdon ndërhyrja për shuarjen e zjarrit, ku janë përfshirë forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), Administrata e Zonave të Mbrojtura (ADZM) dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura. Operacioni mbështetet edhe nga avioni "Air Tractor", ndërsa autoritetet bëjnë me dije se flakët nuk përbëjnë rrezik për zonat e banuara. Nuk mund të thoni nesër se 'na zuri në befasi'

28 Korrik, 12:31 Mallakastra, drejt vënies nën kontroll të zjarrit

Në fshatrat Riban dhe Ngraçan të bashkisë Mallakastër, situata po përmirësohet falë ndërhyrjes së koordinuar nga toka dhe ajri. Në operacion janë angazhuar forca zjarrfikëse nga disa bashki, struktura të policisë dhe pushtetit vendor, efektivë të Forcave të Armatosura, vullnetarë, helikopterë dhe avioni "Air Tractor". Për arsye sigurie, katër familje janë evakuuar përkohësisht.

Situata në qarqet e tjera

Në qarkun e Elbasanit vijojnë ndërhyrjet në zonat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe fshatit Mjekës. Zjarri në Shqiponjë është vënë nën kontroll, vatra në malin e Dardhës është izoluar, ndërsa në Mjekës po punohet për shuarjen përfundimtare të flakëve. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për banesat.

Në Kostren të bashkisë Berat po kryhen monitorime dhe kontroll i terrenit për të shmangur riaktivizimin e zjarrit. Ndërkohë, në Pocest të Dibrës vatra është shuar plotësisht pas ndërhyrjes së forcave operacionale.

Edhe zjarret në zonat Stegopull–Selckë dhe Levenishtë, në qarkun e Gjirokastrës, janë neutralizuar dhe vijojnë të monitorohen nga strukturat përgjegjëse.

34.5 hektarë sipërfaqe të prekura

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri më tani zjarret kanë përfshirë rreth 34.5 hektarë sipërfaqe me barishte, shkurre, pisha dhe pyje të përziera. Ndërkohë, vlerësimi i sipërfaqes së dëmtuar nga vatrat ende aktive është në proces. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Alarm në Greqi! Virusi i Nilit përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe dhjetëra të shtruar në spital 6 Gusht 2026, 09:1909:19Aktualitet Situatë alarmante në Gjirokastër, flakët përhapen me shpejtësi dhe kërcënojnë disa fshatra 6 Gusht 2026, 09:0009:00Aktualitet Zjarret në Mallakastër/ Flakët në masivin pyjor të Lofkendit vijojnë të jenë aktive, rinis ndërhyrja nga ajri me helikopter 6 Gusht 2026, 08:1108:11Aktualitet “Si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do të jetë 7 mijë lekë", deklarata e Pali Miskës në Byronë Politike '91 6 Gusht 2026, 07:3907:39Aktualitet Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për sot 6 Gusht 2026, 07:2907:29Aktualitet Të huajt në Shqipëri arrijnë rekordin e gati 39 mijë shtetasve, 60% e tyre për të punuar 6 Gusht 2026, 07:1707:17Aktualitet