Lajme Zone
Zjarret nuk ndalen në Lundrë të Matit, rrezikohen banesat dhe stanet
KulturëBalkanWeb

Zjarret nuk ndalen në Lundrë të Matit, rrezikohen banesat dhe stanet

Ka rinisur operacioni në fshatin Lundrë që në orët e para të ditës së sotme, datë 02.09.2026.

Ka rinisur operacioni në fshatin Lundrë që në orët e para të ditës së sotme, datë 02.09.2026. Situata vijon të mbetet e agravuar dhe aktualisht ka prezencë të madhe tymi, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave në terren. Sot, pjesa më e madhe e forcave është përqendruar në majën e malit Trodhen dhe në vargmalin e Skënderbeut, në afërsi të staneve, ndërsa forcat e MZSH-së dhe forcat bashkiake janë përqendruar në zonën midis Lundrës dhe Madheshit, me qëllim parandalimin e avancimit të zjarrit në drejtim të zonave të banuara, raporton gazetari Enver Doçi. Rreziku për stanet, banesat dhe pasuritë e banorëve të zonës vijon të mbetet i lartë, pasi zjarri ndodhet në terren malor dhe mund të favorizohet nga era dhe kushtet e terrenit. Forcat në terren po punojnë për mbrojtjen e zonave të banuara dhe krijimin e pritave në drejtimet ku parashikohet avancimi i zjarrit. Ndërhyrja nga ajri mbetet tepër e domosdoshme, veçanërisht në zonat malore ku ndërhyrja nga toka është e vështirë, me qëllim kufizimin e përhapjes dhe izolimin e vatrave të zjarrit. Në operacionin e ditës së sotme po marrin pjesë:

MZSH

Shërbimi Pyjor

Mbrojtja Civile © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: diber lundre zjarre