Lajme Zone
Zjarret në vend, Nufi falënderon pilotët e Forcës Ajrore: Mirënjohje për përkushtimin, guximin dhe sakrificën
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret në vend, Nufi falënderon pilotët e Forcës Ajrore: Mirënjohje për përkushtimin, guximin dhe sakrificën

Në këto ditë kur vendi po përballet me zjarret, ministri Ermal Nufi i është drejtuar Bazës Ajrore të Farkës për të falënderuar pilotët e Forcës Ajrore për kontributin e tyre.

Në këto ditë kur vendi po përballet me zjarret, ministri Ermal Nufi i është drejtuar Bazës Ajrore të Farkës për të falënderuar pilotët e Forcës Ajrore për kontributin e tyre. Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes shpreh mirënjohjen për guximin e sakrificën për çdo mision në mbrojtje të jetës, pronës dhe pasurisë natyrore. “Në Bazën Ajrore të Farkës, një takim falënderues me ata që këto ditë janë në ajër për të mbrojtur jetën, pronën dhe pasuritë tona natyrore. LEXO EDHE:Zjarret/ Helikopteri aktivizohet për shuarjen e flakëve në Krastë të Krujës, vendosen nën kontroll dy vatrat në Mallakastër (VIDEO) Mirënjohje e përzemërt për pilotët e Forcës Ajrore, për çdo mision në përballjen me zjarret, për përkushtimin, guximin dhe sakrificën e tyre. Sot, më shumë se fjalët, secili prej tyre meriton një falënderim të sinqertë: Faleminderit për shërbimin, për sakrificën dhe për çdo mision të kryer me sukses deri sot”, shkruan Nufi. Pilotët e Forcës Ajrore vijojnë të jenë një hallkë e rëndësishme e kapaciteteve të Forcave të Armatosura në përballimin e emergjencave civile, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim në çdo moment. Share P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: Ermal Nufi farke forcat ajrore ministria e mbrojtjes zjarret 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 47% Jo 45.7% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 917 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?