Në operacionet për menaxhimin e vatrave të zjarrit në vend rezultojnë të angazhuara të paktën 227 forca operacionale dhe 16 mjete zjarrfikëse e mbështetëse, ndërsa janë raportuar edhe 4 angazhime ajrore: 3 helikopterë, 1 avion Air Tractor.
Në qarkun Tiranë, në zonën e Dajtit, pranë fabrikës së ujit Selita, gjatë mesditës janë rishfaqur disa vatra zjarri, ku po vijon ndërhyrja dhe monitorimi. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Cikallesh, Kavajë, vatra ka rënë ndjeshëm në intensitet dhe po shkon drejt shuarjes së plotë, pas ndërhyrjes së MZSH-së dhe mbështetjes ajrore të FA-së. Në Priskë të Madhe vijon puna për vënien nën kontroll të disa vatrave të vogla.
Në qarkun Fier, në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosht, Mallakastër, zjarri është aktualisht nën kontroll. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Vatra në zonën Koilac–Greshicë është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.
Në Abaze, Krujë, situata është stabilizuar dhe kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla në terren të vështirë. Në terren vijojnë të punojnë strukturat e Emergjencave Civile, Bashkisë Krujë, MZSH-së, shërbimit pyjor dhe Prefekturës së Qarkut Durrës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Vilëz, Kurbin, ku zjarri u riaktivizua në një sipërfaqe pyjore dhe për shkak të terrenit të vështirë dhe erës rrezikonte kishën, varrezat dhe disa banesa, janë angazhuar rreth 50 forca nga MZSH, Emergjencat Civile, Policia, strukturat vendore, shërbimi pyjor dhe vullnetarët. Ndërhyrja nga ajri me 2 helikopterë ka ndërprerë avancimin e zjarrit, duke shmangur prekjen e kishës, varrezave dhe banesave përreth. Vatra vijon të jetë aktive dhe po mbahet nën ndërhyrje. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet zjarre

