Lajme Zone
Zjarret në vend/ Ministria: 30 vatra në 24 orë, 8 mbeten aktive. Vijojnë operacionet e shuarjes
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret në vend/ Ministria: 30 vatra në 24 orë, 8 mbeten aktive. Vijojnë operacionet e shuarjes

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar 30 vatra zjarri, ndërsa 8 prej tyre vijojnë të jenë aktive.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar 30 vatra zjarri, ndërsa 8 prej tyre vijojnë të jenë aktive.

Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të Armatosura.

Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar 110 efektivë të Forcave të Armatosura, tre helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore. Në zonën e Dajtit vijon puna për shuarjen e zjarrit, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara. Operacionet vijojnë edhe në Priskë dhe Çakallesh, pa kërcënim për komunitetin.

Në Riban, Ngraçan dhe Panahor, në bashkinë Mallakastër, ekipet po punojnë për neutralizimin e vatrave në terren të vështirë, ndërsa aktualisht nuk raportohet rrezik për banorët.

Në qarkun e Elbasanit vijojnë ndërhyrjet në zonat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe Mjekësit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, ndërsa vatra në malin e Dardhës është izoluar.

Ndërkohë, në Kostren 2, në bashkinë Berat, vijon puna për shuarjen e vatrës së riaktivizuar, me angazhimin e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat e emergjencave vijojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në të gjithë territorin e vendit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet