Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret në vend, 13 aktive në disa qarqe! Vijojnë operacionet nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve (VIDEO)


Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar në total 43 vatra zjarri, prej të cilave 13 mbeten aktive, 8 janë nën mbikëqyrje dhe 22 janë shuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar në total 43 vatra zjarri, prej të cilave 13 mbeten aktive, 8 janë nën mbikëqyrje dhe 22 janë shuar, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes. Në operacione janë angazhuar 697 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 68 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me 314 efektivë, 8 automjete zjarrfikëse, 1 autobot, 29 mjete, 5 autoambulanca dhe 1 dron. Janë realizuar gjithashtu 4 operacione me helikopterë. Për ditën e sotme parashikohet vijimi i angazhimit të rreth 252 forcave ushtarake, 28 automjeteve, 2 autoambulancave dhe 1 droni. LEXO EDHE:Lezhë/ Riaktivizohet zjarri në fshatin Rras, banorët: Janë mbi 5 vatra aktive, flakët po afrohen pranë banesave Qarku Tiranë: Në Malin e Dajtit zjarri vijon aktiv në pyll ahu dhe shkurre, por pa rrezik për zonat e banuara. Gjatë ditës së djeshme u angazhuan 25 zjarrfikës, 7 forca të ADZM-së, 55 efektivë të FA-së dhe 1 helikopter; sot operacionit i shtohen rreth 50 forca ushtarake. Vatrat në Kryezi, Malin e Bërzhitës dhe Mali me Gropa janë nën mbikëqyrje. Qarku Dibër: Mbeten aktive vatrat në Vajkal të Bulqizës, Lundre–Madhesh në Mat, Qafën e Helmes dhe Cerrujë–Mali i Allushit në Klos. Në Lundre–Madhesh operacioni është mbështetur edhe nga FA dhe sot do të angazhohen rreth 30 forca ushtarake. Për vatrat aktive të raportuara nuk ka rrezik për zonat e banuara. Qarku Lezhë: Vatra në Gallatë të Kurbinit vijon aktive në një terren të vështirë, por pa rrezik për banesat. Më i konsiderueshëm është angazhimi në Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, ku dje operuan rreth 100 forca vendore e vullnetare, 124 efektivë të FA-së, 16 mjete, 2 ambulanca dhe 1 helikopter. Sot do të vijojnë operacionet edhe me rreth 50 forca ushtarake. Aktualisht nuk raportohen zona të banuara në rrezik. Qarku Shkodër: Vatra mbi Ludric dhe Shopel në Fushë-Arrëz mbahet nën mbikëqyrje. Aktive mbeten Mnelë e Vogël, Bardhaj–Myselim dhe Mali i Tërbunit. Në Mnelë e Vogël janë raportuar 2 banesa në rrezik, të cilat po mbrohen nga forcat zjarrfikëse; dje operacioni u mbështet edhe nga 27 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse, 1 autobot dhe 1 helikopter. Në Bardhaj–Myselim dhe Tërbun nuk ka rrezik për zonat e banuara. Sot FA do të vijojë mbështetjen me rreth 80 efektivë gjithsej në këto tri vatra. Qarqet Elbasan, Vlorë dhe Fier: Në Elbasan vijon aktive vatra në Gurëshpatë të Librazhdit, pa rrezik për banesat, ndërsa Mali i Qukësit është nën mbikëqyrje. Në Vlorë, zjarri në Qesarat–Mali i Malinës, Finiq, mbetet aktiv dhe është ndërhyrë edhe me 1 helikopter, pa rrezik për zonat e banuara. Në Fier, Peshtani mbahet nën mbikëqyrje, ndërsa vatra në Çërrilë të Mallakastrës është aktive dhe sot do të mbështetet me rreth 30 forca ushtarake. Lajm në përditësim… Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: zjarret 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6.1% Vota total: 2489 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?