Lajme Zone
Zjarret në Tiranë dhe Dibër/ Flakët në Abaze 10 metra nga banesat, ndërhyrje edhe nga ajri
Të tjeraTop Channel

Zjarret në Tiranë dhe Dibër/ Flakët në Abaze 10 metra nga banesat, ndërhyrje edhe nga ajri

Zjarri në Abaze, i cili ishte izoluar gjatë ditës së djeshme, është aktivizuar sërish gjatë natës dhe flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave.

Zjarri në Abaze, i cili ishte izoluar gjatë ditës së djeshme, është aktivizuar sërish gjatë natës dhe flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave. Zjarri ndodhet vetëm rreth 10 metra larg shtëpive, duke detyruar disa banorë të largohen. Ndërkohë, për shuarjen e flakëve ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter.

Në lagjen Boje raportohet se vatra e zjarrit është shuar.

Ndërkohë, vijon edhe djegia e vendgrumbullimit të mbeturinave në fshatin Kameras.

Në Tiranë, tre vatra zjarri u shfaqën pasditen e të mërkurës në fshatin Daias, mes Lundrës dhe Priskës.

Flakët rrezikuan edhe jetën e zjarrfikësve gjatë operacioneve të mbrëmjes së kaluar, ku në ndihmë të tyre ndërhynë edhe dy helikopterë.

Ndërkohë, zjarri vijon të djegë masivin me pishë të zezë dhe bredh në Parkun Kombëtar të Lurës, në Dibër. Top Channel