Lajme Zone
Zjarret masive përfshijnë Francën dhe Spanjën, mbi 320 mijë persona evakuohen nga shtëpitë
PolitikëTop Channel

Zjarret masive përfshijnë Francën dhe Spanjën, mbi 320 mijë persona evakuohen nga shtëpitë

Franca dhe Spanja po përballen me një nga situatat më të rënda të viteve të fundit, ndërsa zjarre gjigante pyjore vazhdojnë të përhapen me shpejtësi.

Franca dhe Spanja po përballen me një nga situatat më të rënda të viteve të fundit, ndërsa zjarre gjigante pyjore vazhdojnë të përhapen me shpejtësi. Mbi 320 mijë persona janë detyruar të evakuohen nga banesat e tyre, ndërsa flakët në jugperëndim të Francës kanë arritur vetëm 15 kilometra larg qytetit të Bordeaux.

Sipas autoriteteve franceze, zjarri i madh në rajonin Gironde, pranë bregdetit të Atlantikut, është përhapur me shpejtësi gjatë natës dhe deri më tani ka djegur rreth 420 mijë hektarë tokë.

Megjithëse flakët ndodhen shumë pranë Bordeaux, kryebashkiaku i qytetit, Thomas Cazenave, deklaroi se për momentin nuk është marrë vendim për evakuimin e qytetit.

Qeveria franceze vlerëson se operacioni i evakuimit në zonën e Bordeaux mund të jetë më i madhi i zhvilluar ndonjëherë në Francë në kohë paqeje. Okolice miasta Bordeaux w południowo-zachodniej Francji.

film. X/oumsedia69 pic.twitter.com/v0PnctqXTC

— Remiza.pl (@remizacompl) July 25, 2026 Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, tha se situata mbetet “shumë e vështirë”, pasi zjarri është bërë i paparashikueshëm, duke u përhapur drejt zonave të banuara.

Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar mbi 4.150 zjarrfikës, 18 avionë zjarrfikës, rreth 1.500 ushtarë, si dhe ekipe ndërkombëtare, përfshirë edhe një njësi nga Zvicra.

Autoritetet franceze paralajmërojnë se vala e re e të nxehtit që pritet javën e ardhshme mund ta përkeqësojë edhe më tej situatën. 🇫🇷The massive wildfires in France have now reached the city of Bordeaux. pic.twitter.com/WfyWxtvHgh

— dana (@dana916) July 25, 2026 Ndërkohë, edhe Spanja po përjeton një situatë kritike. Kryeministri Pedro Sánchez bëri thirrje për një marrëveshje kombëtare për përballimin e pasojave të ndryshimeve klimatike, duke paralajmëruar se vendin e presin ditë të vështira. Debemos alcanzar un gran Pacto de Estado frente a la Emergencia Climática. No solo por nuestra seguridad, también por deber moral.

Este mismo martes aprobaremos en el Consejo de Ministros la declaración de zonas gravemente afectadas por emergencias de protección civil las… pic.twitter.com/7opRYIqUyT

— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) July 26, 2026 Rreth 75 mijë persona janë evakuuar nga zonat përreth Madridit dhe në rajonin e Valencias, ku erërat e forta po favorizojnë përhapjen e flakëve. Zjarret kanë shkatërruar rreth 250 mijë hektarë tokë në perëndim të kryeqytetit spanjoll.

Sekretarja e Përgjithshme e Mbrojtjes Civile të Spanjës, Virginia Barcones, deklaroi se vendi po përballet me një emergjencë kombëtare, me një front zjarri që shtrihet në rreth 280 kilometra, nga Komuniteti i Madridit deri në provincat Ávila dhe Toledo. Edhe mbreti Felipe VI reagoi ndaj situatës, duke shprehur keqardhjen për humbjen e trashëgimisë natyrore të vendit. Ai tha se shumë familje janë detyruar të largohen prej ditësh nga shtëpitë e tyre, ndërsa të tjera kanë humbur gjithçka nga zjarret. Autoritetet në të dy vendet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, pasi kushtet e motit dhe temperaturat e larta vazhdojnë të favorizojnë përhapjen e flakëve. Top Channel