Lajme Zone
Zjarret/ 6 vatra aktive, situatë problematike në Dajt! Në Lundre të Matit ndërhyn helikopteri
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret/ 6 vatra aktive, situatë problematike në Dajt! Në Lundre të Matit ndërhyn helikopteri

11 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 3 janë nën mbikëqyrje, njofton Ministria e Mbrojtjes. Vatrat e zjarrit në Malin e Dajtit vijojnë të mbeten ende një problematikë edhe në këtë fund gushti. Problematike mbetet situata në Sllatinë, ku operojnë 91 forca, dhe në Vajkal, ku janë angazhuar 38 forca zjarrfikëse dhe 30 efektivë të FA-së. LEXO edhe...Rëndohet situata në Lundre të Matit, era

11 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 3 janë nën mbikëqyrje, njofton Ministria e Mbrojtjes. Vatrat e zjarrit në Malin e Dajtit vijojnë të mbeten ende një problematikë edhe në këtë fund gushti. Problematike mbetet situata në Sllatinë, ku operojnë 91 forca, dhe në Vajkal, ku janë angazhuar 38 forca zjarrfikëse dhe 30 efektivë të FA-së. LEXO edhe...Rëndohet situata në Lundre të Matit, era dhe thatësira favorizojnë përhapjen e zjarrit Në Lundre, Mat, për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit në masivin pyjor të favorizuar nga era, është angazhuar edhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Në Ballenjë, Martanesh, zjarri është në një zonë të mbrojtur dhe ndërhyrja vështirësohet nga terreni. Në total, në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 173 forca operacionale, 16 automjete zjarrfikëse, 50 forca ushtarake dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Vatrat në Qafë të Helmës, malin e Dardhës dhe malin e Qukësit vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje. Lajm në përditësim… Ora 16:54 Rëndohet situata në Lundre të Matit, era dhe thatësira favorizojnë përhapjen e zjarrit Vatra e zjarrit në fshatin Lundre të Njësisë Administrative Ulzës në Bashkinë e Matit mbetet problematike. Era e fortë dhe thatësira e madhe ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi, duke arritur një sipërfaqe të konsiderueshme.Prej disa orësh shërbimet zjarrfikëse, shërbimi pyjor dhe banorë të zonës po operojnë nga toka por pa mundur të ndalojnë zgjerimin e vatrës.Sakaq, nga ajri ka nisur operacionin një helikopter i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile i cili po asiston duke përdorur liqenin e Shkopetit që e ka afër për tu mbushur me ujë.Autoritetet vendore kërkojnë më shumë mbështetje nga ajri pasi situata po përkeqësohet nga minuta në minut. Share Ora 10:49 Zjarr pranë zonës naftëmbajtëse të Marinzës, zjarrfikësit vënë nën kontroll flakët (VIDEO) Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e djeshme një sipërfaqe me shkurre pranë zonës naftëmbajtëse të Marinzës.Fatmirësisht zjarrfikësit izoluan flakët në mënyrë që ato mos të përhapeshin më tej.Nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm ose jo. Share Xh.K/U.D/ReportTv.al zjarret 2026 mali i dajtit Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 31% Drejtësia 66.1% Nuk e di 3% Vota total: 604 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?