21 vatra zjarri janë shënuar në 24 orët e fundit në të gjithë vendit, ndërsa në 6 prej tyre beteja për shuarjen vijon. Gjatë orëve të drekës, zjarri në zonën e Pishë Poros, pranë grykëderdhjes së Vjosës, është riaktivizuar sërish dhe ka nisur ndërhyrja nga ajri me dy avionë. LEXO edhe...Me armë pa leje, 'Visi i Garave' arrestohet në Palasë gjatë operacionit të FNSH e RENEA-s Edhe mbi Palasë, në malin e Çikës zjarri vijon në terren të thepisur dhe të paaksesueshëm, ndërsa sot operacioni për fikjen përfundimtare mbështetet nga 2 avionë Air Tractor. Pesë vatra zjarri janë regjistruar njëkohësisht në disa pika në zonën e Krastës së Krujës. Flakët po përhapen të favorizuara nga era, ndërsa ndërhyrja për shuarjen e tyre po vijon si nga toka, ashtu edhe nga ajri. Problematike situata paraqitet në Pukë, ku vijojnë të digjen sipërfaqe pyjesh, por nuk ka rrezik për banesat. Në dy vatrat e Mirditës, zjarri është aktiv por me intensitet të ulët, njëjtë si edhe në Dajt ku po angazhohen edhe helikopterë për fikjet e plotë të flakëve. Ndërkohë po sot, është riaktivizuar zjarri në dy vatra në pyll me pisha të dendura në Bulqizë. Ministria e Mbrojtjes thotë se në terren janë angazhuar 354 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 155 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 zjarrfikëse të tyre, 1 ekskavator i rëndë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Ora 14:16 Era favorizon flakët në Krastën e Krujës, pesë vatra zjarri nën monitorim Pesë vatra zjarri janë regjistruar njëkohësisht në disa pika në zonën e Krastës së Krujës. Flakët po përhapen të favorizuara nga era, ndërsa ndërhyrja për shuarjen e tyre po vijon si nga toka, ashtu edhe nga ajri.Sipas të dhënave paraprake, momentalisht nuk rrezikohen banesa apo biznese. Vatrat e zjarrit ndodhen pranë zonës ku edhe ditët e fundit u regjistruan zjarre, ndërsa forcat operacionale vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Share Ora 13:40 Aktivizohet vatra e zjarrit në Pishë Poro, dy avionë në operacion për shuarjen e flakëve Zjarri që ra ditën e djeshme në zonën e Pish poros, pranë grykëderdhjes së Vjosës, është riaktivizuar sërish. Flakët janë përhapur në zonën e prekur, ndërsa ka nisur ndërhyrja nga ajri për vënien nën kontroll të situatës.Në operacion janë angazhuar dy avionë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Terreni i vështirë dhe era po favorizojnë përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave nga toka. Share SI.E./U.D/ReportTv.al zjarret 2026 Vlore Palase bulqizë Diber pishporo Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 67.1% Keq 24.4% Nuk e di 8.5% Vota total: 401 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?
