Gjashtë vatra zjarri mbeten aktive në vend, ndërsa 7 të tjera janë nën mbikëqyrje. Flakët vijojnë në Palasë, Pukë, Mirditë, Bulqizë dhe në Malin e Dajtit, por aktualisht nuk raportohen banesa në rrezik. Në Malin e Çikës, mbi Palasë, zjarri vijon në një terren të thepisur dhe të paarritshëm nga toka. Për shuarjen e flakëve po ndërhyjnë 2 avionë Air Tractor. Në Prozhem të Pukës, zjarri vijon në sipërfaqe pyjore, ku krahas strukturave vendore janë angazhuar edhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura. Ndërkohë, vatrat në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh janë izoluar ose shuar. LEXO EDHE:Një perlë mes maleve të Labërisë, Ujëvara e Rasalit në Vlorë po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë (VIDEO) Në Mirditë, vatra në Shtuf mbetet aktive, por me intensitet të ulët, ndërsa në Shtanë-Tenë situata është stabilizuar. Në Qafën e Helmes, Bulqizë, zjarri është riaktivizuar në dy vatra në një pyll të dendur me pisha. Në terren po punojnë 11 efektivë zjarrfikës. Ndërsa në Malin e Dajtit vijon operacioni me 30 efektivë të Forcave të Armatosura. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në operacionet kundër zjarreve janë angazhuar 354 forca operacionale dhe 155 efektivë të FA-së, si dhe mjete nga toka dhe ajri, përfshirë 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. SI.E./Shqiptarja.com TAG: Diber bulqizë Palase Vlore zjarret 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
23 Gusht, 08:55
Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 70.6% Keq 21.6% Nuk e di 7.7% Vota total: 194 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55 Si po menaxhohet situata me zjarret?
