Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar në total 16 vatra zjarri, 5 prej të cilave vijojnë të jenë aktive dhe 2 të tjera nën mbikëqyrje. Për përballimin e situatës janë angazhuar gjithsej 228 forca operacionale, 10 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 75 efektivë të Forcave të Armatosura. Në Dajt, në zonën e Qafë-Priskës, ka pasur riaktivizime të vatrave të zjarrit. Në operacion janë angazhuar 25 forca zjarrfikëse dhe të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë. LEXO EDHE:Dibër/ Zjarri në pyjet e Gramës merr përmasa të mëdha, në operacionin për shuarjen e flakëve 100 forca zjarrfikëse dhe një helikopter (VIDEO) Në Vajkal të Bulqizës, zjarri vijon në një sipërfaqe të gjerë me shkurre dhe dëllinja. Për përballimin e situatës janë angazhuar 31 forca vendore dhe vullnetare, 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 1 helikopter. Edhe në Sllatinë të Dibrës vijon të jetë një vatër aktive në një sipërfaqe pyjore. Në terren kanë operuar 78 forca dhe 1 helikopter, ndërsa sipas autoriteteve nuk ka rrezik për zonat e banuara. Aktive mbeten edhe vatra në Qafë të Helmës në Bulqizë, e cila po monitorohet dhe nuk paraqet rrezik për banesat, si dhe ajo në Kroi i Madh në Krujë. Në këtë të fundit po punohet me 2 automjete zjarrfikëse dhe situata është drejt normalizimit e shuarjes së plotë të flakëve. Ndërkohë, vatrat në malin e Dardhës në Librazhd dhe malin e Qukësit në Prrenjas janë nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Zjarret në Komsi të Matit dhe Delisuf të Vlorës janë shuar plotësisht. Ndersa per zjarrin një ditë më parë në Tërbaç që u përhap deri në Vranisht të Himarës, është arrestuar autori i dyshuar, 25-vjeçari Aderjan Bojko. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 20:45 Dibër/ Zjarri në pyjet e Gramës merr përmasa të mëdha, në operacionin për shuarjen e flakëve 100 forca zjarrfikëse dhe një helikopter (VIDEO) Në Dibër, në pyjet e Gramës, mbi fshatin Sllatinë të Njësisë Administrative Sllovë, vijon të jetë situatë e rënduar e zjarreve.Burime për Report Tv bëjnë të ditur se rreth 100 forca të Zjarrfikëses po punojnë për vëninen nën kontroll të situatës.Në ndihmë të tyre ka qenë edhe një helikopter, i cili ka ‘luftuar’ nga ajri për shuarjen e flakëve. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 18:52 Sërish zjarr pranë hotel New York në Vlorë, forcat zjarrfikëse në ‘luftë’ me flakët (VIDEO) Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar pranë hotel “New York”, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.Burime për Report Tv bëjnë të ditur se flakët kanë përfshirë një zonë me pisha, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse.Efektivët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në zonën përreth. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.Në po të njëjtën zonë, zjarr ra edhe pak ditë më parë, ku për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, forcat zjarrfikëse patën vështirësi për izolimin e vatrës. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 17:16 Ministri Nufi në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile: Monitorim dhe koordinim pa ndërprerje e situatës së zjarreve! (VIDEO) Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ishte në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, pjesë e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), nga ku monitorohet në mënyrë të pandërprerë situata në të gjithë territorin e vendit dhe koordinohen strukturat për përballimin e emergjencave civile.Përmes një video-mesazhi, ministri Nufi theksoi rëndësinë e koordinimit mes strukturave lokale dhe qendrore.“Nga këtu monitorohet, kontrollohet dhe koordinohet i gjithë procesi i menaxhimit të situatës së zjarreve në territorin e Republikës së Shqipërisë, po jo vetëm situatës së zjarreve, por edhe ato të përmbytjeve apo gjithë fatkeqësive të tjera të natyrës që mund të ndodhin në territorin e Republikës. Për asnjë moment puna nuk pushon 24/7. Njerëzit janë të dedikuar që mund të monitorojnë të gjithë territorin e Republikës, qark për qark, bashki për bashki dhe të evidentojnë ku janë situatat më problematike nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me zjarrfikëset në territor dhe po ashtu me Forcat e Armatosura, me BMEC dhe me gjithë strukturat e tjera, Forcën Tokësore, Forcën Ajrore, ndërhyrjen nga ajri, bëhet e mundur përballimi i gjithë situatës së zjarreve në territorin e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.Ministri Nufi vlerësoi angazhimin e strukturave të emergjencave civile dhe të Forcave të Armatosura gjatë kësaj vere, veçanërisht përballë situatës së vështirë të krijuar nga temperaturat e larta dhe përhapja e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit.“Mirënjohje e veçantë për të gjithë ata, të cilët sivjet janë angazhuar në situatën e zjarreve, dhe kanë përballuar këtë situatë kaq të vështirë, të një vere të nxehtë, një vere problematike, po e cila është menaxhuar dhe kemi parë reagimin e menjëhershëm pranë vatrave të zjarrit të të gjithë forcave qoftë atyre lokale, qoftë atyre të qeverisë qendrore për përballimin e kësaj situate”, theksoi Ministri Nufi.Qendra Operacionale e AKMC vijon monitorimin e situatës 24 orë në 7 ditë, duke mundësuar evidentimin në kohë të problematikave dhe koordinimin e ndërhyrjes së strukturave përgjegjëse, me synim reagimin sa më të shpejtë dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 16:56 Krujë/ Zjarr mes Kroit të Madh dhe fshatit Cudhi, flakët përhapen në sipërfaqe të mëdha! E pamundur ndërhyrja e automjeteve zjarrfikëse (VIDEO) Një vatër zjarri është aktivizuar mes vendit të quajtur Kroi i Madh dhe fshatit Cudhi në malësinë e Krujës.Burime për Report Tv bëjnë të ditur se sipërfaqe të mëdha me shkurre e pemë të ndryshme po digjen nga flakët që po përhapen me shpejtësi.Për shkak të terrenit të vështirë, është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse dhe e vetmja mënyrë për lokalizimin e flakëve është ndërhyrja nga ajri.Deri në këto momente nuk ka asnjë ndërhyrje nga ana e strukturave, ndërkohë që zjarri vijon të përhapet, i favorizuar edhe nga era e fortë. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 14:09 Himarë/ Arrestohet 25-vjeçari që ndezi zjarr në Tërbaç! Flakët u përhapën edhe në Vranisht dhe dogjën sipërfaqe të madhe toke dhe pyje Policia ka arrestuar 25-vjeçarin Aderjan Bojkoj, i dyshuar si autor i zjarrit që nisi në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në fshatin Tërbaç. Flakët u përhapën më pas edhe në territorin e fshatit Vranisht, duke djegur një sipërfaqe të madhe toke të mbjellë, si dhe bimësi të egër dhe pyjore.“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pas njoftimit se më datë 26.08.2026, në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në fshatin Tërbaç, kishte rënë zjarr dhe po digjeshin sipërfaqe toke, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Krahas mbështetjes së forcave zjarrfikëse për përballimin e situatës dhe vënien nën kontroll të flakëve, strukturat policore kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe identifikimin e autorit të dyshuar.Si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka përfshirë edhe territorin e fshatit Vranisht, duke djegur një sipërfaqe të madhe toke të mbjellë, si dhe bimësi të egër dhe pyjore. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, grumbullimin dhe administrimin e provave materiale dhe informacioneve të nevojshme, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasi A. B., 25 vjeç, banues në fshatin Tërbaç. Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi i tij”, njofton Policia.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, për veprime të mëtejshme.-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./R.Xh/Shqiptarja.com TAG: zjarret 2026 Aderjan Bojko dajt Tirane Diber Vlore Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.2% Keq 35% Nuk e di 12.7% Vota total: 5681 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
