Prej 3 ditësh, Mallakastra vijon të mbetet vatra më problematike e zjarreve në vend. Beteja më e fundit me flakët po zhvillohet në kufirin mes fshatrave Lofkënd dhe Drenije, ku zjarri po përhapet me shpejtësi, i favorizuar nga era e fortë. Sipas informacioneve që korrespondentët e Report TV sjellin nga terreni vatra po avancon në drejtim të Vloshit, duke rritur rrezikun për sipërfaqe të tjera me bimësi dhe pyje. LEXO edhe...Era favorizon flakët në Mallakastër, zjarri avancon drejt Vloshit, helikopterët zjarrfikës sërish në ajër (VIDEO) Pas një ndërprerjeje të përkohshme, dy helikopterë kanë rifilluar operacionin nga ajri, në mbështetje të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencës që vijojnë punën për izolimin e flakëve dhe po veprojnë në Ngraçan e Panahor. Në këtë të fundit është neutralizuar një nga vatrat më problematike, ndërsa katër familjet që u evakuuan përkohësisht për arsye sigurie janë kthyer sërish në banesat e tyre. Edhe në Drenije zjarri mbetet aktiv, ndërsa ekipet zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të angazhuara po punojnë për izolimin e vatrave dhe shmangien e rrezikut për banesat dhe sipërfaqet e tjera të prekura. Janë rreth 130 efektivë të Forcave të Armatosura, shërbimit zjarrfikës dhe bashkisë që po punojnë në terren, të mbështetur nga 2 helikopterë të Forcave të Armatosura. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri në të gjithë territorin, ndërsa vetëm 5 prej tyre mbeten ende aktive. Puna vijon edhe në zonën e Dajtit dhe në qarkun e Elbasanit, ku situata paraqitet nën kontroll ose drejt izolimit. Nga zjarret janë prekur rreth 34.5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier. Për ditën e sotme parashikohet nivel i lartë rreziku për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Gjirokastër. Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e zjarreve janë angazhuar 631 forca operacionale, 64 automjete zjarrfikëse, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore. Avioni i përket kompanisë me të cilën qeveria ka lidhur kontratë për blerjen e tre avionëve të këtij tipi, të cilët do të vijnë në fund të vitit. Ora 17:10 Era favorizon flakët në Mallakastër, zjarri avancon drejt Vloshit, helikopterët zjarrfikës sërish në ajër (VIDEO) Beteja me flakët vijon në kufirin mes fshatrave Lofkënd dhe Drenije, ku zjarri po përhapet me shpejtësi, i favorizuar nga era e fortë.Sipas informacioneve nga terreni, vatra e zjarrit po avancon në drejtim të Vloshit, duke rritur rrezikun për sipërfaqe të tjera me bimësi dhe pyje.Pas një ndërprerjeje të përkohshme, helikopterët kanë rifilluar sërish operacionin nga ajri, në mbështetje të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencës që vijojnë punën për izolimin e flakëve.Operacioni mbetet në zhvillim, ndërsa autoritetet po monitorojnë nga afër situatën dhe po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin. Share Ora 14:21 Report TV sjell pamje nga Mallakastra, masivi pyjor në Drenije në rrezik nga flakët, zjarrfikësit përballë terrenit të vështirë (VIDEO) Masivi pyjor në fshatin Drenije të Mallakastrës është mbuluar nga tymi ndërkohë që flakët vazhdojnë të përpijnë bimësinë e paprekur të zonës. Siç shihet edhe nga pamjet terreni është shumë i pjerrët dhe i vështirë çka e bën ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse të vështirë dhe ndërhyrjen nga ajri më të domosdoshme se kurrë. Share Ora 13:37 Situata me zjarret në Mallakastër mbetet problematike, neutralizohet një vatër në Panahor por flakët përhapen drejt Ngraçanit! (VIDEO) Situata e zjarreve në Mallakastër mbetet problematike, megjithëse është arritur të vihet nën kontroll një nga vatrat më të rrezikshme.Vatra e zjarrit në Panahor, në kufi me fshatin Cfir, është neutralizuar, por flakët vijojnë të përhapen në drejtim të Ngraçanit, duke mbajtur në gatishmëri forcat e emergjencës.Dy helikopterë vazhdojnë operacionin nga ajri, duke hedhur ujë mbi zonat më problematike për të frenuar avancimin e flakëve.Ndërkohë, zjarri ka dalë jashtë kontrollit në masivin pyjor të Drenijes ndërsa ekipet zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të angazhuara po punojnë për izolimin e vatrave dhe shmangien e rrezikut për banesat dhe sipërfaqet e tjera të prekura. Era e fortë raportohet se po përhap flakët ndërkohë që pritet edhe ndërhyrja nga ajri. Share Ora 09:44 Mbrojtja Civile bën bilancin: 5 vatra zjarri aktive në vend, në Mallakastër janë evakuuar 4 familje Mbrojtja Civile bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive. Sipas Mbrojtjes Civile, puna vijon në zonën e Dajtit, në Mallakastër dhe në qarkun Elbasan, ku situata paraqitet nën kontroll ose drejt izolimit. Ndërkohë në Mallakastër, raportohet se janë evakuar përkohësisht katër familje për arsye sigurie.Ndërkohë, vatrat në Kostren (Berat), Pocest (Dibër) dhe në zonën Stegopull–Selckë e Levenishtë (Gjirokastër) janë shuar dhe mbahen në monitorim. Nga zjarret raportohet se janë prekur rreth 34.5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier.Njoftimi i Agjencia Kombëtare të Mbrojtjes Civile:Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive. Përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të Armatosura - në operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre janë angazhuar 64 automjete zjarrfikëse, 631 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore. Në zonën e Dajtit vijon puna për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e forcave të MZSH-së dhe ADZM-së si dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura. Në mbështetje të operacionit po vepron avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në fshatrat Riban dhe Ngraçan, bashkia Mallakastër, situata po shkon drejt izolimit falë ndërhyrjes së koordinuar të forcave operacionale nga toka dhe ajri. Në operacion janë angazhuar forca zjarrfikëse nga disa bashki, strukturat policore dhe vendore, vullnetarë, efektivë të Forcave të Armatosura, helikopterë dhe avioni “Air Tractor”. Katër familje janë evakuuar përkohësisht për arsye sigurie. Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe fshatit Mjekës. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, vatra në malin e Dardhës është izoluar, ndërsa në Mjekës vijon puna për shuarjen përfundimtare. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në Kostren, bashkia Berat, po kryhet krehja dhe monitorimi i zonës. Në Pocest, bashkia Dibër, zjarri është shuar pas ndërhyrjes së forcave operacionale, ndërsa vatrat në zonën Stegopull–Selckë dhe në Levenishtë, qarku Gjirokastër, janë shuar dhe po mbahen në monitorim. Si pasojë e zjarreve janë prekur rreth 34.5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier, ndërsa sipërfaqja e prekur nga vatrat aktive mbetet në vlerësim.AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në të gjithë territorin. Share R.Xh/P.J/ReportTv.al mallakaster zjarret 2026 Fier Komento Komente Fieraku: 06/08/2026 07:46 Te kthehen mallakastriotet nga Fieri e te vene ta fikin zjarrin Përgjigju Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.6% Jo 59.3% Nuk e di 5.1% Vota total: 1643 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
