Pas disa orësh në luftë me flakët zjarri nëFrakull të Fierit është vënë nën kontroll. Që prej orëve të para të mëngjesit, 90 trupa tokësore dhe avionë “Air Tractor” bënë të mundur shuarjen e flakëve. Megjithatë flakët përpinë një masiv të tërë me pisha në kodrat e Frakullës. Të gjithë banorët e evakuuar janë kthyer në shtëpitë e tyre, duke përfshirë 4 personat që morën ndihmë në spital për asfiksimin nga tymi. LEXO edhe...Pas disa orësh në luftë me flakët vihet nën kontroll zjarri në Frakull të Fierit Ndërkohë zjarri ka shkretuar tokat në 5 fshatra të tjerë, Fermë-Çlirim, Radostinë, Levan, Peshtan i Vogël dhe Zhupan. Në Levan, bilanci është më i rëndë. Është djegur një banese dhe një stalle bagëtish por u shpëtuan lopët. Ka dëme të konsiderueshme si në ushqimin për blegtorinë ashtu dhe në veglat e punës. Dhjetëra hektarë me ullinj e peme frutore janë shkrumbuar. Policia e Shtetit ende nuk ka identifikuar autorin e zjarrit masiv qe preku 6 fshatra, por tha se ka arrestuar një person për zjarrvënie të qëllimshme në zona të tjera të Fierit, ndërsa një tjetër është vënë nën hetim. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 39 vatra, nga të cilat 11 mbeten aktive, 3 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 25 janë shuar plotësisht. Ora 18:48 Pas disa orësh në luftë me flakët vihet nën kontroll zjarri në Frakull të Fierit Deputeti i Partisë Socialiste Ramion Kurti, në një prononcim për mediat ka pohuar se situata në Frakull është vënë nen kontroll falë ndërhyrjes nga ajri dhe nga toka.“Situata është vendosur në kontroll falë strukturave përkatëse, falë ndërhyrjes nga toka dhe ajri”, tha Kurti.Kurti ka pohuar gjithashtu se ende nuk ka nje bilanc paraprak te dëmeve, por fatmirësisht në këtë zonë nuk pati persona të lenduar, banesa te djegura apo njësi ekonomike, por ka theksuar se menjeherë pas shuarjes së plotë te vatres aktive të zjarrit, komisionet do të dalin në terren për verifikimin e dëmeve. Share Ora 16:02 Durrës/ Zbardhen 2 raste zjarrvënieje, 3 të arrestuar! U dogjën dhjetëra hektarë tokë, qindra pemë frutore e ullinj Tre persona janë arrestuar për dy raste zjarresh në Ishëm dhe Shijak. Në pranga kanë rënë Ilir Rika, Reshit Jaheshi dhe Shaban Domi, të dyshuar për shkaktimin e zjarreve që dogjën dhjetëra hektarë tokë, qindra pemë frutore e ullinj, si dhe dëmtuan rrjetin elektrik.Në rastin e Ishmit, sipas Policisë, Ilir Rika, 48 vjeç, dhe Reshit Jaheshi, 59 vjeç, po prisnin tuba hekuri me një mjet prerës elektrik, të njohur si “gur fresibël”, në banesën e një personi tjetër. Shkëndijat e krijuara gjatë prerjes dyshohet se kanë ndezur zjarrin, i cili më pas doli jashtë kontrollit dhe u përhap në tokat bujqësore përreth. Si pasojë, u dogjën dhjetëra hektarë tokë, qindra pemë frutore dhe ullinj."Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimeve për dy raste zjarri në territorin e Durrësit, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe shkuan në ndihmë të shërbimeve zjarrfikëse për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve. Në lidhje me zjarrin e rënë në një sipërfaqe toke bujqësore në fshatin Ishëm, nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasit I. R., 48 vjeç, dhe R. J., 59 vjeç, banues në Sukth, Durrës, gjatë kohës që ndodheshin në banesën e shtetasit S. L., në fshatin Ishëm, duke prerë tuba hekuri me gur fresibël, dyshohet se, si pasojë e shkëndijave të krijuara, kanë shkaktuar zjarrin.Zjarri më pas është përhapur në sipërfaqen bujqësore përreth, duke përfshirë dhjetëra hektarë tokë, qindra pemë frutore dhe ullinj. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. R. dhe R. J., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Gjithashtu, u identifikua dhe u arrestua shtetasi Sh. D., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Rreth, Shijak, ku, si pasojë, janë djegur tela të rrjetit elektrik dhe sipërfaqe me bimësi. Materialet procedurale për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”, njofton Policia. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Share Ora 15:54 Fier/ Ndezën zjarr për të djegur shkurre e mbetje, flakët dolën jashtë kontrollit! Një i arrestuar, një tjetër nën hetim Policia e Fierit ka zbardhur dy raste zjarrvënieje në fshatrat Daullas dhe Kreshpan në Fier. Në Daullas u arrestua një 50-vjeçar, pasi zjarri që kishte ndezur për të djegur shkurre doli jashtë kontrollit dhe përfshiu sipërfaqe të mëdha me bimësi. Në Kreshpan u procedua penalisht një tjetër person, i cili kishte ndezur mbetje në tokën e tij, por flakët u përhapën nga era e fortë, duke rrezikuar edhe disa banesa."Si rezultat i veprimeve të shpejta në lidhje me zjarrin e rënë në një sipërfaqe toke në fshatin Daullas, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë, pranë vatrës së zjarrit, shtetasin A. G., 50 vjeç, i cili kishte ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, me qëllim djegien e shkurreve. Si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me bimësi.Gjithashtu, në fshatin Kreshpan, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe kapur pranë një vatre zjarri, në tokën në pronësi të tij, shtetasin Q. Y. Ky shtetas ka deklaruar se kishte ndezur zjarr për djegien e mbetjeve, por si pasojë e erës së fortë, flakët janë përhapur dhe kanë dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar disa banesa, si dhe është përfshirë nga flakët një sipërfaqe e madhe me bimësi. Për shkak të moshës, shtetasi Q. Y. është proceduar penalisht. Materialet procedurale për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, njoftoi Policia. Share Ora 15:44 Zjarri në Ungrej të Lezhë, 10 banesa të djegura, 200 ha të shkrumbuara! Banorët kërkojnë kompensim Zjarri që përfshiu fshatrat Kalivaç dhe Zimaj, në Njësinë Administrative Ungrej në Lezhë, ka lënë pas dëme të shumta në banesa, bujqësi dhe blegtori. Flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme, duke shkaktuar dëme të mëdha për banorët e zonës, të cilët kanë humbur banesat dhe një pjesë të pasurisë së tyre.Banorët kërkojnë që dëmet e shkaktuara nga zjarri të vlerësohen sa më shpejt dhe të marrin kompensimin përkatës. Sipas tyre, flakët kanë shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të mundit dhe pasurisë së krijuar ndër vite.Pas përmirësimit të situatës dhe shuarjes së vatrave të zjarrit, Bashkia Lezhë ka nisur verifikimin në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara.Deri tani raportohet për 10 banesa të djegura, ndërsa dëme janë shkaktuar edhe në tokat bujqësore, bagëti dhe ambiente të përdorura për blegtori. Procesi i verifikimit pritet të përcaktojë edhe më qartë përmasat e dëmeve dhe nevojat e familjeve të prekura nga zjarri. Share SI.E./Xh.K/ReportTv.al Fier zjarret 2026 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.5% Të gabuar 21.3% Nuk e di 4.3% Vota total: 3936 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
