Banorë të fshatit Pocest, në njësinë administrative Maqellarë të qarkut Dibër, i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke kërkuar ndihmë urgjente, pasi një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrën pranë fshatit.
Sipas denoncimeve të mbërritura në redaksi, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe po përhapen në drejtim të zonës së banuar, duke rrezikuar banesat.
Banorët thonë se terreni është i vështirë, çka sipas tyre e bën të pamundur ndërhyrjen efektive nga toka, ndërsa kërkojnë angazhimin e një helikopteri për shuarjen e zjarrit sa më parë.
Qytetarët bëjnë me dije se kanë njoftuar edhe shërbimet zjarrfikëse, ndërsa i bëjnë apel autoriteteve që të ndërhyjnë me urgjencë për të vënë nën kontroll flakët, para se situata të përshkallëzohet.
JOQ Albania do të ndjekë zhvillimet dhe do t'ju mbajë të informuar sapo të ketë një reagim zyrtar nga autoritetet. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

