Një autobus është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht pranë hyrjes së Tunelit të Krrabës. Zjarri ka përfshirë të gjithë mjetin, ndërsa deri në këto momente nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e flakëve.
Sipas raportimeve paraprake, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar si pasojë e ngjarjes. Ngjarja ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin pranë hyrjes së tunelit. Top Channel

