Një zjarr ka rënë këtë të hënë në një pallat në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës. Flakët kanë përfshirë një prej ambienteve të pallatit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia. Pritet që të bëhet evakuimi i banorëve, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.
