Lajme Zone
Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët! 8 të lënduar në spital
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët! 8 të lënduar në spital

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës. Tetë persona kanë pësuar asfiksi dhe lëndime të ndryshme, ndaj janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës, duke shkaktuar panik te banorët. Si pasojë e situatës, është bërë evakuimi i banorëve të pallatit. Tetë persona kanë pësuar asfiksi dhe lëndime të ndryshme, ndaj janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. LEXO edhe...‘Dashuri, paqe, para’ ngjitet në skenën e Lezhës, komedia e Edison Lleshit pritet me interes nga publiku lezhjan Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Kjo ngjarje vjen pas shpërthimit që ndodhi në pallatin në Elbasan, pak ditë më parë. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al zjarr Lezhe Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.6% Veliajn 19.3% Asnjërin 31.1% Vota total: 1471 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?