Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës, duke shkaktuar panik te banorët. Flakët kanë përfshirë një apartament në katin e parë të godinës, ndërsa tymi i dendur është përhapur me shpejtësi në të gjithë pallatin. Në banesën ku ra zjarri ndodheshin kryefamiljari dhe vajza e tij e mitur. Sipas policisë, shkak i zjarrit është bërë një cigare e lënë ndezur. Ndërhyrja e një banori tjetër, i cili ka njoftuar në kohë shërbimet e emergjencës, ka ndihmuar në reagimin e shpejtë ndaj situatës. Administratori i pallatit, Man Sinani, tregon rrethanat e ngjarjes dhe momentet e panikut që përjetuan banorët, teksa tymi pushtoi ambientet e përbashkëta dhe apartamentet. LEXO EDHE:Zjarri në pallatin në Lezhë, administratori: Po zbrisja shkallët kur pashë flakët në kat të parë, pati shumë mjegull e tym (VIDEO) Forcat zjarrfikëse mbërritën brenda pak minutash dhe arritën të shuajnë flakët. Në bashkëpunim me policinë, ato bënë evakuimin e banorëve, duke kontrolluar apartamentet një nga një për t'u siguruar që askush të mos kishte mbetur brenda. “Ishte ora 16:00, isha duke zbritur shkallët kur shoh flakë te kati i parë këtu se jam edhe administratori i pallatit, thashë çka ndodhur. Shkoj gjej një person aty, i shkreti, lajmëruam policinë dhe erdhëm. Nxorrëm edhe njerëzit, falënderoj zjarrfikësen që i nxori të gjithë nga kati i parë në të fundit. U bë mjegull e tym”, tregon administratori. Si pasojë e tymit të dendur, 8 persona pësuan probleme me frymëmarrjen dhe lëndime, duke u transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, dëmet materiale në apartamentin ku ra zjarri janë të konsiderueshme, pasi dhoma e gjumit është shkatërruar plotësisht. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit. Kjo ngjarje vjen pas shpërthimit që ndodhi në pallatin në Elbasan, pak ditë më parë. Njoftimi i policisë: Lezhë/Informacion paraprak Më datë 07.11.2026, rreth orës 16:30, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, në banesën e shtetasit A. L., dyshohet se, si pasojë e një cigareje të lënë ndezur prej tij, ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëme materiale në banesën e shtetasit A. L. Zjarri është fikur nga shërbimet e Zjarrfikëses. Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit, duke parandaluar pasoja të mëtejshme. Për shkak të tymit, disa shtetas, banorë të këtij pallati, kanë shfaqur shenja asfiksimi dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi A. L. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Lajm në përditësim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 17:50 Zjarri në pallatin në Lezhë, administratori: Po zbrisja shkallët kur pashë flakët në kat të parë, pati shumë mjegull e tym (VIDEO) Man Sinani, administratori i pallatit ku ra zjarri në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë, tregon se ishte ai që vuri re flakët në katin e parë ndërsa zbriste shkallët. Ky moment ndodhi rreth orës 16:00 të kësaj pasditeje të shtune, fill pas të cilit njoftoi menjëherë policinë e zjarrfikësen.“Ishte ora 16:00, isha duke zbritur shkallët kur shoh flakë te kati i parë këtu se jam edhe administratori i pallatit, thashë çka ndodhur. Shkoj gjej një person aty, i shkreti, lajmëruam policinë dhe erdhëm. Nxorrëm edhe njerëzit, falënderoj zjarrfikësen që i nxori të gjithë nga kati i parë në të fundit. U bë mjegull e tym”, tregon administratori.Disa prej banorëve kanë marrë lëndime të lehta dhe kanë pësuar asfiksi, por pa rrezik për jetën. Administratori thotë se fillimisht u shqetësua se mos kishte ndonjë bombol gazi.“Zjarri nisi që në katin e parë këtu që duket nga shkallët. Një person më thirri, u temba nëherë se mendova mos ka ndonjë bombol gazi. Zjarrfikësja e policia kanë ardhur urgjentisht”, tha Sinani. P.J/Shqiptarja.com Share P.J P.J Shqiptarja.com TAG: zjarr Lezhe Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.3% Veliajn 19.1% Asnjërin 31.7% Vota total: 1559 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

