Lajme Zone
Zjarr në një fshat të thellë të Gramshit, zjarrfikësit detyrohen të ecin një orë në këmbë për të mbërritur në vatër. Përdoret metoda e kundërzjarrit
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr në një fshat të thellë të Gramshit, zjarrfikësit detyrohen të ecin një orë në këmbë për të mbërritur në vatër. Përdoret metoda e kundërzjarrit

Një zjarr ka përfshirë rreth 3.5 dynym sipërfaqe pyjore në fshatin Janç Mal (Njësia Administrative Tunjë) në Gramsh.

Një zjarr ka përfshirë rreth 3.5 dynym sipërfaqe pyjore në fshatin Janç Mal (Njësia Administrative Tunjë) në Gramsh. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 8 zjarrfikës dhe 5 punonjës të shërbimit pyjor.

Për shkak të relievit malor dhe mungesës së rrugëve, mjetet zjarrfikëse nuk mund të depërtojnë. Ekipet janë detyruar të ecin rreth një orë në këmbë, duke transportuar pajisjet në shpinë për të mbërritur te vatra e zjarrit.

Për shkak të pamundësisë për ndërhyrje direkte, po përdoret metoda e kundërzjarrit (krijimi i një zjarri të kontrolluar për të djegur materialin përpara se të mbërrijë fronti kryesor i flakëve.

Objektivi kryesor mbetet izolimi i plotë i vatrës dhe parandalimi i përhapjes së zjarrit në zona të tjera pyjore. Top Channel