Lajme Zone
Zjarr në një fabrikë të prodhimit të kafesë në Pogradec, nuk raportohet për të lënduar
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr në një fabrikë të prodhimit të kafesë në Pogradec, nuk raportohet për të lënduar

Një zjarr ka përfshirë gjatë natës një fabrikë të prodhimit të kafesë në qytetin e Pogradecit.

Një zjarr ka përfshirë gjatë natës një fabrikë të prodhimit të kafesë në qytetin e Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se zjarri ka përfshirë një pjesë të godinës, por ende nuk ka detaje sa i përket shkaqeve të rënies së tij. Kjo është hera e dytë që ndodh një situatë e tillë në të njëjtin biznes.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur izolimin e flakëve dhe më pas shuarjen e plotë të zjarrit. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur dhe policia ndërsa raportohet se nuk ka persona të lënduar. Top Channel