Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr në një fabrikë kafeje në Pogradec, flakët përfshijnë një pjesë të godinës, hera e dytë që ndodh në të njëjtin biznes


Një zjarr ka përfshirë një fabrikë të prodhimit të kafesë në qytetin e Pogradecit. Sipas informacioneve, flakët kanë përfshirë një pjesë të godinës në pronësi të Thoma Torit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe përmasat e dëmeve materiale.

Një zjarr ka përfshirë një fabrikë të prodhimit të kafesë në qytetin e Pogradecit. Sipas informacioneve, flakët kanë përfshirë një pjesë të godinës në pronësi të Thoma Torit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe përmasat e dëmeve materiale. Kjo është hera e dytë që një situatë e tillë regjistrohet në të njëjtin biznes. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Gjithashtu, në zonë ndodhet edhe policia. Fatmirësisht, nga të dhënat paraprake raportohet se nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë, pritet të zbardhen rrethanat dhe shkaqet e incidentit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: zjarr