Lajme Zone
Zjarr në një banesë në Qytetin Studenti, shpëtojnë nëna dhe dy fëmijët
Të tjeraJOQ Albania

Zjarr në një banesë në Qytetin Studenti, shpëtojnë nëna dhe dy fëmijët

Një banesë private është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 në zonën e Qytetit Studenti në Tiranë. Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin një nënë e divorcuar dhe dy fëmijët e saj, të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë nga shtëpia.

Si pasojë e zjarrit, banesa është djegur plotësisht dhe tashmë është bërë e pabanueshme. Familja ka shpëtuar pa dëmtime fizike dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të rënies së zjarrit, ndërsa dyshimet paraprake janë për një shkëndijë elektrike. Shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor kanë ndërhyrë në vendngjarje për të shuar flakët dhe për të përcaktuar rrethanat e plota të incidentit.