Lajme Zone
Zjarr në një banesë në Bulqizë, shpëtohet një person me aftësi të kufizuara
Të tjeraTop Channel

Zjarr në një banesë në Bulqizë, shpëtohet një person me aftësi të kufizuara

Një zjarr ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati në Lagjen e Re, në Bulqizë, duke shkaktuar panik tek banorët.

Një zjarr ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati në Lagjen e Re, në Bulqizë, duke shkaktuar panik tek banorët. Sipas informacioneve paraprake, në banesë jetonte një person me aftësi të kufizuara, i cili është nxjerrë në kohë nga banesa nga fqinjët.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe për sigurimin e zonës.

Nuk raportohet ende për persona të tjerë të lënduar, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar përmasat e dëmeve materiale.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Pritet që grupi hetimor të kryejë verifikimet në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e rënies së zjarrit. Top Channel