Lajme Zone
Zjarr në afërsi të autostradës Thumanë-Kashar
Të tjeraCNA

Zjarr në afërsi të autostradës Thumanë-Kashar

Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Bilaj të Krujës. Sipas raportimeve, flakët janë përhapur edhe në zonën pranë autostradës Thumanë-Kashar. Mësohet se nga zjarri është djegur një sipërfaqe me pemë, ndërsa tymi është përhapur edhe në autostradë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e automjeteve. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për neutralizimin

Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Bilaj të Krujës.

Sipas raportimeve, flakët janë përhapur edhe në zonën pranë autostradës Thumanë-Kashar.

Mësohet se nga zjarri është djegur një sipërfaqe me pemë, ndërsa tymi është përhapur edhe në autostradë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e automjeteve.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për neutralizimin e flakëve./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.