Vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshimet e para janë për një zjarr të qëllimshëm, pasi flakët janë përhapur në të gjithë fushën e mbeturinave. LEXO edhe...Zjarr pranë fshatit 'Arshi Lengo' të Gjirokastrës, flakët ju afrohen banesave! Një vatër aktive edhe pranë varrezave në Babicë të Vlorës Kjo është e disata herë brena harkut kohor të dy muajve që këtij vendgrumbullimi i vihet flaka. Nga flakët nuk ka rrezik për banesat, por zjarri vijon pasi është e pamundur të shuhet me mjete zjarrfikëse. Në vend ndodhet reparti zjarrfikës dhe një fadromë që po punon për mbulimin me dhe të mbeturinave, pasi është e vetmja mënyrë që zjarri të vihet nën kontroll. Reja e tymit toksik ka mbuluar gjithë zonën dhe shkon deri në Kamëz e Mamurras, në varësi të drejtimit të erës. R.Xh/E.H/ReportTv.al zjarr fushe kruje kamez Mamurras Tirane Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.5% Të gabuar 88.7% Nuk e di 4.9% Vota total: 5184 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
