Vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshimet e para janë për një zjarr të qëllimshëm, pasi flakët janë përhapur në të gjithë fushën e mbeturinave. Kjo është e disata herë brena harkut kohor të dy muajve që këtij vendgrumbullimi i vihet flaka. LEXO EDHE:Zjarr pranë fshatit 'Arshi Lengo' të Gjirokastrës, flakët ju afrohen banesave! Një vatër aktive edhe pranë varrezave në Babicë të Vlorës Nga flakët nuk ka rrezik për banesat, por zjarri vijon pasi është e pamundur të shuhet me mjete zjarrfikëse. Në vend ndodhet reparti zjarrfikës dhe një fadromë që po punon për mbulimin me dhe të mbeturinave, pasi është e vetmja mënyrë që zjarri të vihet nën kontroll. Reja e tymit toksik ka mbuluar gjithë zonën dhe shkon deri në Kamëz e Mamurras, në varësi të drejtimit të erës. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Durres Tirane Mamurras kamez fushe kruje zjarr Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
16 Shtator, 14:18
Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.5% Të gabuar 88.7% Nuk e di 4.9% Vota total: 5183 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
