Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në fshatin Piraj të Lezhës, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët e zonës. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi dhe po i afrohen banesave, si edhe kishës së fshatit. Përhapja e shpejtë e zjarrit ka rritur rrezikun që flakët të avancojnë drejt zonave të banuara. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të emergjencës ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrave dhe vënien nën kontroll të zjarrit. Ndërkohë, situata po monitorohet në vijimësi për shkak të rrezikut të përhapjes së mëtejshme, ndërsa ndërhyrja e forcave në terren vijon për të shmangur afrimin e flakëve drejt banesave dhe objekteve të tjera. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
