Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Himarës, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi gjatë natës.
Në pamjet e dërguara në redaksi shihen flakë të fuqishme në zonat kodrinore, ndërsa nga distanca duket një front i gjerë zjarri që ndriçon qiellin.
Sipas pamjeve dhe informacionit të mbërritur në redaksi, flakët po i afrohen banesave, duke rritur shqetësimin për banorët e zonës.
Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, duke e bërë situatën më të vështirë për t’u kontrolluar, pamjet nga afër tregojnë intensitetin e madh të flakëve.
JOQ Albania publikon pamjet e mbërritura në redaksi dhe bën thirrje për ndërhyrje të shpejtë nga strukturat përgjegjëse për të shmangur rrezikun ndaj banesave dhe banorëve. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

