Lajme Zone
Zjarr i përmasave të mëdha në Klos/ Flakët rrezikojnë dy banesa, kërkohet ndërhyrje urgjente
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr i përmasave të mëdha në Klos/ Flakët rrezikojnë dy banesa, kërkohet ndërhyrje urgjente

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të premteje fshatin Planë i Bardhë, në bashkinë Klos, duke rrezikuar banesa dhe duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të premteje fshatin Planë i Bardhë, në bashkinë Klos, duke rrezikuar banesa dhe duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj, flakët, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë, duke iu afruar disa banesave ku jetojnë familje. Nga zjarri janë përfshirë edhe disa ndërtesa të pabanuara.

Në vendngjarje ndodhen forcat e shërbimit zjarrfikës, Policia e Shtetit, si dhe efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë për izolimin e vatrave të zjarrit. Megjithatë, terreni i vështirë dhe përmasat e mëdha të flakëve po e bëjnë të vështirë ndërhyrjen nga toka, ndërsa shihet si e domosdoshme edhe ndërhyrja nga ajri për vënien nën kontroll të situatës.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për të mbrojtur banesat dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit. Top Channel