Lajme Zone
Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Kujtim/ Rrezikohen banesat
Të tjeraBalkanWeb

Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Kujtim/ Rrezikohen banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Kujtime, në lagjen Grkaj, në Njësinë Administrative Kurdar, Bashkia Klos.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Kujtime, në lagjen Grkaj, në Njësinë Administrative Kurdar, Bashkia Klos. Fillimisht, flakët janë shfaqur në disa sipërfaqe me barishte, por më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Si pasojë, janë djegur disa mullare me bar dhe pemë frutore, ndërsa flakët janë përhapur në një zonë me pyll pranë fshatit dhe po afrohen rrezikshëm drejt banesave. Në vendngjarje ndodhen punonjës të Bashkisë Klos, forcat zjarrfikëse, banorë të zonës, si dhe shërbimet e Policisë, të cilat po ndihmojnë në përballimin e situatës. Banorët kanë bërë apel për shtimin e forcave në terren, pasi zjarri vijon të përhapet dhe rreziku për banesat mbetet i lartë.

Ndërkohë, paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies se zjarrit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb