Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Shashicës, në Vlorë. Flakët, të favorizuara nga era, po përhapen me shpejtësi në terren, duke rritur rrezikun e përhapjes së vatrës. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll. Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Mali i Dajtit vijon të jetë problematik, 6 vatra aktive nga 24 në total

