Lajme Zone
Zjarr i madh në Kashnjet/ Ndërhyhet nga ajri me dy helikopterë, vendoset perimetër sigurie. Digjen disa banesa
Të tjeraTop Channel

Zjarr i madh në Kashnjet/ Ndërhyhet nga ajri me dy helikopterë, vendoset perimetër sigurie. Digjen disa banesa

Vijon puna për shuarjen e flakëve në zonën e Kashnjetit në Lezhë, ku zjarri ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme dhe ka shkaktuar dëme edhe në disa banesa.

Vijon puna për shuarjen e flakëve në zonën e Kashnjetit në Lezhë, ku zjarri ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme dhe ka shkaktuar dëme edhe në disa banesa. Mësohet se janë djegur disa banesa, të cilat në momentin e përfshirjes nga flakët kanë qenë të pabanuara.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësisë për të ndërhyrë në disa zona nga toka, operacioni po mbështetet nga ajri. Aktualisht, dy helikopterë po operojnë për të neutralizuar vatrat e zjarrit.

Ndërkohë, në zonën e prekur është vendosur edhe një perimetër sigurie, pasi dyshohet se në disa pjesë mund të ketë shpërthime të fishekëve të mbetur.

Forcat në terren vijojnë ndërhyrjen për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa situata po monitorohet në vazhdimësi. Top Channel