Ministrisë së Arsimit i është vënë flaka sot më 14 tetor nga ana e protestuesve. Të rinjtë kanë hipur mbi muret e Ministrisë, ndërsa u bëjnë thirrje edhe qytetarëve të tjerë, që të bashkohen me ta. Rezistenca e qytetarëve vijon që të jetë e fuqishme, duke u përballur me forcat e policisë. Zjarr Te Nin Arsimit Pavarësisht se policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të qytetarëve, këta të fundit janë afruar sërish dhe refuzojnë që të largohen nga Rruga e Durrësit. Tashmë ka një ofensivë nga policia, që po përpiqet të shpërndajë studentët. Ata shprehen se jetesa në Tiranë thuajse është bërë e pamundur, duke kërkuar ndryshim të sistemit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Ministria e Arsimit protesta
